Secondary Adv

Rritja e rasteve ne Europe: KE vendos masa shtese per perballimin e Covid-19

Komisioni Evropian vendosi sot masa shtesë për të ndalur përhapjen e koronavirusit në BE.

 

Në mbledhjen online, udhëheqësit e vendeve të BE-së vendosën të rrisin kapacitetet e gjurmimit, të nisin fushatat e informimit për vaksinën, të përgatisin strategjinë e vaksinimit të popullsisë, dhe të kryejnë testime të shpejta. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Gjendja e COVID-19 është ë rëndë. Ne duhet të marrim masa për ta përballuar”. Stella Kyriakides, eurokomisionerja për shëndetësinë tha se “Rritja e infektimeve në Evropë është alarmante. Duhet të veprojmë mënjëherë për të shpëtuar jetë, për të ulur presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe për të kontrolluar përhapjen e virusit”.

 

Komisioni Evropian njoftoi se ka vënë në dispozicion të vendeve të BE-së, 100 milionë euro për të blerë teste të shpejta. Në njoftimin për shtyp këshillohet testimi i grupeve të riskut, grupeve primare. Gjithashtu, KE kërkoi që shtetet të njohin testet e kryera brenda vendeve të BE-së. KE i kërkoi udhëheqësve të vendeve evropiane të nisin fushata informuese kundër keqinformimit në lidhje me pandeminë./Burii: Exit.al


Më të lexuarat